fbpx

Kush janë klasat që do të përjashtohen nga skema e mësimit online? E thotë ministrja Kushi

Screenshot_14-1.png

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë deklaratës së saj zbuloi dhe se kush do të jenë klasat që do ta zhvillojë mësimin normalisht vetëm në ambientet e shkollës.

Një pjesë nga fjala e Kushit:

Klasat e arsimit fillor, nga e para në të pestën, dhe klasa e 12-të (pra maturantët) do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor në mjediset fizike të shkollës – njësoj siç kanë vepruar deri më tani me SKENARIN 1 të Udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor 2020 – 2021;
Ndërsa klasat nga e 6 në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë:
– Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online.

– Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303