Kush janë shqiptarët që u arratisën nga burgu grek?

2580016.jpg

Mediat greke kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve të cilët u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se dy shqiptarët e arratisur janë Elvis Pepa dhe Leonard Pepa ( në foto).

Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve. Dy shqiptarët janë arratisur mbrëmë në darkë, por sot në mëngjes është vënë re mungesa e tyre.

Shqiptarët vuanin dënimin në sektorin D të burgut. Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre ndërsa hetimet i ka marre përsipër Ministria greke e Drejtësisë.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303