fbpx

Kush janë ‘skifterët’ që tronditën Elbasanin? Policia arreston urgjent këta 3 persona

3 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë sot për akuza të ndryshme.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e vjedhjes, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R.N., 24 vjeç dhe E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë tentuar të vjedhin në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit Sh. A.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura, konkretisht

Më datë 03.04.2020, dyshohet se kanë vjedhur 7000 lekë në lokalin në pronësi të shtetasit E. K.;

Më datë 02.02.2020, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në dyqanin në pronësi të shtetasit Ç. L.;

Më datë 08.02.2020, dyshohet se kanë vjedhur 5000 lekë në kioskën në pronësi të shtetasit R.M.;

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera të vjedhjes që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit R. N., u gjet dhe sekuestrua 58.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar:

T.Q., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.