fbpx

Kush ka qenë këngëtarja që ka pasur konkurrencë mes tyre? Soni Malaj e thotë copë

Këngëtarja e hitit “Ndarja”, Soni Malaj i ka rezistuar kohës duke publikuar herë pas here këngë të mira.

Këngëtarja ka folur pa dorashka për mediat kosovare, duke e përmendur në fakt një emër të fortë në muzikë, të cilin e ka ndjerë konkurrent.

Bëhet fjalë për këngëtaren Genta Ismajli, pasi siç tregoi Soni, të dyja ishin tepër energjike në skenë.

Megjithatë, Soni shtoi se kjo ishte një konkurrencë e pastër përtej të cilës kishte miqësi, e cila vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme.