fbpx

Kush mund t’ju zëvendësojë? Angela Merkel:Ju keni shumë miq! Edi Rama: Je një dhe nuk vjen më

Screenshot_1-24-1068x613.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel pas disa javësh do të shkëputet përfundimisht nga politika, ashtu siç ajo vetë ka lajmëruar. Një ndër vizitat e fundit është kjo e sotmja në Shqipëri, ku kancelarja është pyetur se kush mund të jetë zëvendësuesi i saj.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit kanë mësuar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Nuk ka rëndësi se kush do më zëvendësoj, ka shumë miq të Ballkanit Perëndimor. Emmanuel Macron. Kemi shëtitur shumë vende, kemi punuar bashkë.

Sebastian Kurz, është një mik i këtij rajoni. Ka shumë njerëz ne vendet e BE që kanë interes të madh për të bashkëpunuar me këtë rajon. Ballkani Pernëdimor ka shumë miq në Europë”, tha Merkel.

Nëse kancelarja arriti të gjente “shpejt e shpejt” në konferencë emrat që mund ta zëvendësojnë, ndoshta dhe me modesti, kryeministri Rama ishte i qartë.

“Angela Merkel është një dhe nuk vjen më. Jemi të qartë? Nuk është asnjëherë e lehtë të flasësh kur është prezente. Për arsye të historisë së saj dhe eksperiencës së jashtëzakonshme për 4 herë rresht në krye të lokomotivës së BE (Gjermania)”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303