fbpx

“Kush nuk e mban maskën në…”. Brataj jep njoftimin: Do gjobiten…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen e detyrueshme të maskës në transportin publik ndërsa njoftoi se do vendoset masa e gjobës për personat që nuk do të mbajnë maskën

 “Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur për të mbajtur maskën në transportin publik.  Transportin publik e shikojmë shumë të rrezikshëm. Rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, e mbajnë maskën tek mjekra. Do vendoset masa e gjobës për personat që nuk do të mbajnë maskën,” u shpreh Brataj.