fbpx

Kush po tenton ta ‘vrasë’ Reformën në Drejtësi? Kryemadhi e thotë hapur

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dhënë komentin e saj në lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, se ka fjalë se disa palë që duan ta sabotojnë Reformën në Drejtësi, tha se kjo është e vërtetë, dhe se LSI ka kohë që e ligjëron një gjë të tillë.

“Në fakk mua më vjen mirë që ambasadorja amerikane që edhe pse në një kohë të shkurtër filloi të kuptojë realitetin këtu. Unë ka kohë që e kam thënë që ka një marrëveshje për të shkatërruar Reformën në Drejtësi. Bëhet 4 vjet nga Reforma në Drejtësi dhe ne akoma nuk kemi institucione të ngritura. Kemi parë që qytetarët e thjeshtë që protestojnë për liri arrestohen, dhe lirohen banditët. Nxitimi i Ramës për të shkruajtur menjëherë pas deklaratës së ambasadores tregon që maxhoranca është munduar ta kapë. Marrëveshja është midis Edi Ramës dhe atyre që e kontrollojnë Reformën në Drejtësi. Bandat dhe kriminelët. Mjafton të mereren tabulatet e telefonit dhe ëhats app të kryeministrit. Prokurorë, gjyqtarë që kanë kaluar vettingun. Ekziston një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kriminelëve”, tha Kryemadhi në “Open” në Top Channel.