Kush rrezikohet nga ataku kardiak ?

Tashmë ka një provë të thjeshtë e cila mund të parashikojë infarktin kardiak 5 vite para se të ndodhë.

Infarkti i miokardit është shkaku numër 1 i vdekshmërisë sot në botë. Për këtë arsye , shkenca ka bërë kërkime të pafundme për të ulur sadopak statistikat e frikshme.

Sëmundjet koronare rrezikojnë kryesisht meshkujt mbi moshën 45 vjec dhe femrat mbi 55 vjec.

Shenjat  klinike janë dhimbjet e kraharorit, marrja e frymës, ndjenja e zemrës që rreh ndonjëherë në format atipike dhe të vjellat.

Rezultatet e fundit të bëra në London Collage Cardiovasculary University kanë dalë në përfundimin se një trup me nivel të lartë antitrupash (të njohura nga laboratori si imunoglobulina) janë më pak të rrezikuar nga ataku kardiak.

Prandaj, një provë laboratorike që mat nivelin e imunoglobulinave ka nisur të përdoret për profilaksinë e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas kërkuesve njerëzit me nivel më të lartë antitrupash kanë 58 % më pak rrisk që të preken nga sëmundjet e zemrës.

Kjo do të thotë që nuk keni shumë kohë për të pritur, por duhet t’i drejtoheni spitalit për të bërë analizat