fbpx

“Kush ta vë veshin ty”? Basha i kthehet Ramës pas prezantimit të programit për të papunët

Teksa Rama shpalosi sot planin për të papunët, të cilët humbën vendin e punës nga situata prej koronavirusit, ka reaguar Basha.

Basha pyet nëse ka njeri që ia vë më veshin ‘këtij’? Sipas kreut të PD, sikur të ishin bërë realitet ato që thotë kryeministri, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje.

“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”