‘Kush të karikon kaq fort?’/ Linda Rei rrëfen jetën mes luksit, qejfit dhe netëve zjarr

linda-rei.jpg

Linda Rei është një personazh që komentoi jashtë mase shumë për jetën e saj, si dhe dhuratat e shtrenjta që merr.

Së fundmi, ajo është intervistuar nga ‘Panorama Plus’ ku ka folur për jetën e luksit dhe tregon se si ajo i ka bërë paratë e saj pas ndihmën e një mashkulli.

Pjesë nga Intervista

Pyetje: Duket se bën një jetë të bukur mes luksit, qejfit dhe netëve zjarr. Kush po të karikon kaq fort?

Përgjigje: Kush po më karikon? Unë jam e zonja e vetes, që kur isha 18 vjeçe ika të jetoj vetëm në Firence dhe punoja nga ora 8 deri në 9 si parukiere e grimiere dhe nga ora 10:30 deri në 2:30 të natës si kamariere në bingo.

T’ju them të drejtën, në njëfarë mënyre i kam zili ato femrat që presin dhe kanë çdo gjë nga burrat e tyre dhe burrat e të tjerave. Bravo u qoftë se nuk lodhen edhe aq shumë, çdo gjë qyl. Por unë kam një karakter shumë të fortë dhe nuk e ul dot kurrë kokën përpara një mashkulli, thjesht se më duhet diçka.

Pastaj, dhuratat dhe çfarë mund të kem nga një histori dashurie është tjetër gjë, se unë nuk jam Nënë Tereza. Se unë e kam llastuar gjithmonë veten, e nëse jam me dikë, duhet të jetë plus në jetën time dhe kjo është më pak se normale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303