fbpx

Kushtet për zënien e hapësirave publike, leja jo më shumë se 7 vjet

Screenshot_1-16.png

Në dokumentin e hartuar nënvizohet se subjektet e interesuara për të ushtruar aktivitet në hapësirat publike duhet që të pajisjen me leje nga ana e bashkisë ndërkohë që nëse hapësira ndodhet në zonë monumentale bëhet bashërendim me Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Shqyrtimi i kiërkesave nga ana e bashkisë bëhen në një afat 30 ditor nga momenti i marrjes së aplikimit. Afati maksimal për një lejë për ushtrimin e aktivitetit në një hapësirat publike është maksimalisht 7 vite.

Por jo të gjithë ata që marrin një lejë mund të sistemojnë aktivitetin e tyre sipas dëshirës. Bashkia në rregulloren e saj nënvizon se lejohet vetëm përdorimi i pajisjeve të përcaktuara në leje, ndërkohë që subjektet kanë dorë të lirë për të përzgjedhur format, materialet dhe ngjyrat e tyre. Në zona me rëndësi monumentale ngjyrat apo aspekti estetik është vendosur që të përcaktohet me një udhëzim të veçantë nga Bashkia.

Në një nen të veçantë është berë edhe specifikimi i ndalimeve ku thuhet se ndalohet zënia e hapësirave publike në rastet kur pengohet qarkullimi normal i këmbësorëve dhe automjeteve apo cënohet siguria publike. Po kështu ndalohet zënia e hapësirës publike kur bëhet pengese për shikimin e sinjalistikës rrugore, në vendqëdnrimet e autobusëve, nuk përmbush kushtet higjeno-sanitare apo dëmton dekorin e qytetit, raporton “Monitor”.

Sigurisht zënia e hapësirës publike nuk mund të bëhet pa paguar edhe detyrimin financiar. Ne një nen të veçantë përcaktohet se dhënia e çdo leje për zënien e hapësirës publike kushtëzohet nga pagesa e tarifës përcaktuar në vendimin përkatës të Këshillit Bashkiak për Sistemin e taksave dhe Tarifave vendore e cila varion në bazë të zonës në të cilin subjekti zhvillon aktivitetin e tij dhe sipërfaqen e hapësirës së zënë në m2.

Aktualisht tarifat për zënien e hapësirës publike në Bashkinë e Tiranës janë të përshkallëzuara sipas njësive ku tarifa për zënie hapësire publike në  Zonën A është 1.500 lekë/m2/muaj.  Tarifa për zënie hapësire publike Zona B është 750 lekë/m2/muaj, ajo për për zënie hapësire publike Zona C (Qyteti, Dajt, Farkë, Kashar) është 400 lekë/m2/muaj. Tarifa për zënie hapësire publike Zona NJ.të tjera Administrative është 200 lekë/m2/muaj dhe tarifa për zënie hapësire reklamuese është 1000 lekë/m2/ditë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *