‘Kushtetuesja’, Basha bëhet palë dhe mbështet Metën, ja çfarë thotë për Dvoranin

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në lidhje me caktimin e anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese.

Ai bëhet palë me Metën dhe thekson se zgjidhja është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme si Maqedonia e Veriut.

”E paprecedentë në 30 vjet ky rast për të kontrolluar drejtësinë. Rasti i përpjekjes së pengimit të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese tregon kush do ta kapë drejtësinë. Kush nuk e do gjyqësor të pavarur, ngritjen SPAK-ut dhe BKH-së etj. Prandaj jemi në këtë gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese me pasoja të përsëritura që na cenojnë integrimin në Europë. Kur ajo me të cilën për të uzurpuar kompetencat e një institucioni  tjetër si Presidenti i Republikës është e paligjshme. Ky anëtar nuk duhej të emërohej as nga Rama dhe as nga Dvorani. Tregon dimensionin kriminal të kapjes së këtij institucioni. Një parlament i paligjshëm nga 120 deputetë, vetëm 82 janë, që bëjnë teatër dhe grabisin xhepat e shqiptarëve duke çuar më pas në dhunimin e banorëve të ”Unazës së Re” duke dhunuar fëmijë, gra e të moshuar. Kemi një teatër 3 ditor me GJK. Edi Rama e kishte jetike. Sepse donte të mbulonte 30 qershorin. Donte të kapte presidentin duke e shkarkuar. GJK është kusht i bundestagut dhe BE-së. Është mirë ta kujtoni. Nëse duan ta kthejnë në letër bakalli ‘u kry, u kry’, do të zhgënjehen shumë. PS-së i bëj thirrje të mos bëjë lojëra për GJK, por ta lërë të funksionojë. Kemi 3 vjet që bllokohen reforma në drejtësi. Pse po vonohet SPAK dhe BKH? U bllokua vettingu, u ndalën burimet njerëzore dhe financiare që të mos vazhdonte. Ka një zgjidhje për të dalë nga ky batak i Surrelit, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Këta nuk përfaqësojnë as çerekun  e çerekut. Rruga e zgjidhjes është si Maqedonia e Veriut, u viktimizua nga Rama për moshapjen e negociatave për integrim, por klasa politike mori përgjegjësi dhe shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh Basha.