fbpx

Kushtetuesja/ Luan Rama komenton përplasjet Presidencë-Kuvend

leone.jpg

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit sa i takon ‘Kushtetueses’ dhe përplasjes Presidencë-Kuvend.

Ai e ka cilësuar Kuvendi në antikushtetueshmëri he ka shtuar se ndodhet në ilegjitimitet.

“Përpiqem të jemi distancuar interesi i thjeshtë politik në vlerësimin apo këqyrjen e këtij fenomeni. Të gjithë jemi qytetarë të këtij vendi dhe me rëndësi është imazhi. Mungesë institucionesh, mungesë bashkëpunimi mes institucionesh, akuza të ndërsjella, qëllime që kalojnë tagrin e institucioneve. Me këtë zallamahi problemesh secili mund t’ia bëjë pyetjen vetes, a është Shqipëria e gatshme të meritojë hapjen e negociatave? Një vend që praktikisht ka bërë të mundur edhe në kuptimin edhe real të rënies së shtetit. Shtet karagjoz, Kuvendi në antikushtetueshmëri. Në kuptim formal se në kuptimin moral është i rënë. Me atë komision kuvendi nuk bën gjë tjetër veçse forcon më mirë portretin e vet të deformuar. Kuvendi duhet të kishte pushuar veprimtarinë e vet që kur Gjykata Kushtetuese ra. Në dy vjet Kuvendi është në ilegjitimitet. Ai komision le të vazhdojë të konturojë turpin e vet dhe nuk më krijon asnjë lloj sugjestioni për t’u marrë me të. Se do ishte humbje kohe dhe humbje niveli për t;u marrë me një gjë të pavlerë”, deklaroi Luana Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303