fbpx

Kushton pak/ Propozimi i PDIU për të adoptuar urgjent metodën e re në luftën kundër covid-19

Për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet kjo situatë në luftën kundër covid-19 kërkon sa më shumë testime.

Ndaj PDIU i ka bërë thirrje qeverisë që të adoptojë menjëherë metodën e testimit masiv për Covid-19 që zgjat vetëm 15 minuta,  në mënyrë që të bëhen më shumë teste.

“Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Opozitës dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të Kombit bënë shumë mirë që u mblodhën. Shpresojmë shumë të kenë marrë vendime të vlefshme e të qarta për sigurinë e Kombit. Veçanërisht për ata qytetarë që kanë mbetur jashtë Shqipërie dhe që kanë nevojë urgjente për veprimin e shtetit.

Gjithashtu, shpresojmë që thirrja jonë për testimin masiv të popullsisë, të jetë vlerësuar dhe të ketë marrë disi udhë. E theksojmë: testimi masiv është ndriçimi i vetëm i rrugës ku po ecim. Sot në treg ka metoda shumë të thjeshta testimi që zgjasin vetëm 15 minuta dhe që kushtojnë shume pak euro. Me këtë metodë testohet e gjithë forca aktive për punë, personeli i sistemit shëndetësor dhe gjurmimi dhe evidentimi sistematik i të prekurve. Vetëm 15 minuta dhe kuptohet je apo jo i infektuar. I kërkojmë qeverisë ta adoptojë menjëherë këtë metodë dhe të blejë kitet e nevojshme për testimin e njerëzve”, deklaron PDIU.