Kuvend, bie amendamenti për fashën e mbrojtur të pagave

ahmetaj.jpg

Erion Braçe deklaroi në Parlament se ka ardhur momenti që “ligji për tatimin e të ardhurave të ndryshojë, pasi ky vend ka nevojë të mbrojë një fashë të ardhurash të domosdoshme për familjet”.

Edhe pse këmbënguli se qeveria “duhet të mbrojë të ardhurat e ulëta dhe minimale për një familje”, edhe ky amendament u hodh poshtë me votë.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se qeveria e ka bërë tashmë një hap drejt mbrojtjes së kësaj fashe, duke ulur tatimin për fashën nga 30 deri në 40 mijë lekë me vetëm 1.89%, ndërkohë që më parë taksohej me 10%, sipas taksës së sheshtë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303