fbpx

Ulsi Manja-Zenelit: Nuk bëhesh deputet me të bërtitur, të duhen vota

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i tërhoqi vëmendjen deputetit të opozitës parlamentare,  Alban Zeneli  për tonin e lartë gjatë diskutimeve për shkak të fikjes së mikrofonit.

Manja i ka kaluar fjalën përfaqësuesit të mazhorancës për Reformën Zgjedhore, Damian Gjinkuri.

“Zoti Zeneli, nuk bëhesh deputet me të bërtitur, bëhesh me vota. Fjalën e ka zoti Gjiknuri. Ju lutem përfundojeni. Diskutimin e vazhdojmë nesër”, tha Ulsi Manja.