fbpx

Më në fund Kosova do të ketë Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes

kuvendi_i_kosoves.jpg

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 101 vota pro Projektligjin që kthen Forcat e Sigurisë të Kosovës në Ushtri.

Gjithsej të pranishëm në sallë ishin 102 deputetë.

Projektligji parasheh që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Ndërsa, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha u shpreh se, hartimi dhe procedimi i këtyre projektligjeve, është bërë në kuadër të normave aktuale kushtetuese.

Pas miratimit të projektligjit të parë, janë miratuar edhe dy projektligjeve tjera që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës dhe projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndryshe, të gjitha grupet parlamentare kanë votuar pro këtij Projektligji, me përjashtim të Listës serbe, e cila lëshoi seancën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *