fbpx

Kuvendi i Kosovës thërret seancë të jashtëzakonshme për krizën energjetike

Screenshot_22-13.jpg

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpalljen e Gjendjes Emergjente lidhur me krizën energjetike që po kalon vendi.

Nënshkrimet e deputetëve për këtë seancë janë mbledhur. Këtë e konfirmoi edhe Ilir Kerçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

“Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirre për seancë të jashtëzakonshme nesër”, tha Kerçeli.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe ia procedoi ato Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.

Pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend. Seanca është parashikuar të mbahet në ora 11:00.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303