fbpx

Kuvendi mblidhet me shpejtësi, ç’pritet të votohet sot? Kërkesa e fortë e Ramës…

KUVEND.jpeg

Dekretet e Presidentit Ilir Meta për ndryshimet në qeveri, do të votohen sot në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që i nisi një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për mbledhjen e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme, kërkesë kjo është pranuar nga kryeparlamentari. Ky i fundit ka vendosur që Kuvendi të mblidhet në orën 17:00, ku do të miratohen edhe ndryshimet e fundit në qeveri.

Kujtojmë se seanca e parë e vitit 2021 e Parlamentit ishte parashikuar të mbahej më 18 janar, por ndryshimet në qeveri kanë bërë që mbledhja e parë e Kuvendit për vitin 2021 të bëhet më 4 janar.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303