fbpx

Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme

Screenshot_1-9.jpg

Disa ditë më parë u dekretuan ministrat e rinj në kabinetin qeveritar ku u emëruan 7 prej tyre. Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. Kjo seance është kërkuar nga vetë Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi. Seanca në fjale do të ketë në fokus miratimin e dekreteve të ministrave të rinj.

“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.
Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar.
Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet ne njoftimin e Kuvendit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303