Kuvendi përplas deputetët, socialistët s’pranojnë…

Në mbledhjen e sotme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar mbi propozimet për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.

Deputeti i majtë, Bashkim Fino ka propozuar që rregullorja duhet të detyrojë kreun e Kuvendit që të bëhen 71 deputetë pastaj të nis seanca.

Fino ka propozuar gjithashtu se deputetët dhe ministrat duhet të flasin vetëm për ligjet e veçanta dhe jo për çështje që nuk janë në rendin e ditës.

Pjesë nga diskutimet:

Hysi: Drejtuesi i seancës mund të ndërpresë fjalën kur diskutuesi flet për çështje që nuk janë në rend dite.

Fino: Për ligje të veçanta duhet të flasim për to dhe jo për politikën e ditës. Duhet ta vëmë këtë disiplinë. Shumë mirë që e bëmë 10 minuta.

Alimadhi: Nëse ju i hiqni të drejtat deputetit… Lëreni deputetin të shprehet lirshëm

Hyseni: S’mund të dilni dhe të flisni për një gjë që s’ka lidhje me ligjin, me rendin

Fino: Dëshirat e Alimadhit, përmblidhen te kjo që kemi parashikuar ne. Me këtë nen, kuorumi nis në orën 10. Dhe kur mbaron diskutimi në orën 5, fillojmë votimin dhe nuk marrim prapë prezencën. Nuk mund të bëjmë marrëveshje që të nisim Kuvendin me 15 deputetë se nuk u del gjumi. Duhet ta detyrojë rregullorja kreun e Kuvendit që të bëhen 71 deputetë pastaj të nisë Kuvendi.