Kuvendi rrëzon Metën për ‘Paketën Antishpifje’, zbardhen diskutimet e forta mes deputetëve

Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese teksa mori në shqyrtim dhe diskutoi lidhur me dekretin e Presidentit Meta ‘Për paketën Antishpifje’, vendosi ta rrëzonte atë.

Presidenca përfaqësohej nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi i cili ka argumentuar dhe i ka bërë thirrje Kuvendit të bëjë ndryshimet e duhura, pasi siç ka cituar dhe Meta në argumentimin e tij ligjor, ky projektligj shkel të drejtat e njeriut dhe cenon fjalën e lirë duke rrezikuar seriozisht dhe integrimin e vendit.

“Forca ushtruese e shtetit do jetë e dyfishtë, një herë me gjobat nga AMA e më pas përmes AKEP. Të gjithë duhet të dëgjojnë deklaratat e Komisionit Europian që nëse nuk reflektohet do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian”, u shpreh Dervishi gjatë fjalës së tij.

Relatori në këtë komision Arben Pëllumbi, deputet i PS u shpreh se argumentet e Presidentit janë jo të qenësishme ndaj propozoi dhe rrëzimin e këtij dekreti.

Paketa ligjore e quajtur ‘Antishpifje’ u miratua në Parlamentin e Shqipërisë në dhjetor të muajit të shkuar përmes kundërshtive të shumta nga komuniteti i gazetarëve dhe organizmave ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe ato të medias.

Siç pritej dhe shpresoj Presidenti Meta e riktheu për shqyrtim në Kuvend duke argumentuar se:

“Ligji shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit si dhe shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.