fbpx

Ky aksesor i vitit 2000 do të kthehet sërish

640-0-5e25776629f5c.jpg

A e mbani mend aksesorin që arriti kulmin e famës kur ju keni qenë në shkollën e mesme? Ndoshta funksioni nuk ishte dhe aq i madh por u përdor për një kohë të gjatë. Asnjë bluzë, këmishë, xhaketë dhe pallto nuk kaloi pa i vënë një rrip në atë kohë dhe mesa duket është rikthyer sërish. Bëhuni gati për modën e viteve 2000!

Ndoshta është një fenomen që do të kalojë por këto rripa të trashë janë kudo. Nga dizajnerët e nivelit të lartë deri tek markat më të aksesueshme, shitësit me pakicë po na detyrojnë të marrim pjesë në këtë rikthim mode.

Nëse jeni të intriguar nga rikthimi i këtij aksesori ka disa rregulla bazë që duhet të dini përpara se ta përdorni. Rregulli numër 1 është që mos ta teproni se përndryshe ngatërrohet me korsenë!

Rregulli numër dy është që duhet të jetë 3 gisht poshtë gjoksit dhe sipër pantallonave ose fundit. Rregulli numër 3 është që mund të përdoret për ti dhënë formë dy pjesëve të veshjeve që janë voluminoze.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303