Ky është arbitri që do të gjykojë ndeshjen Turqi-Shqipëri

Ndeshja për eliminatoret e Euro 2020, midis Turqisë dhe Shqipërisë do të përcaktojë shumë në rrugën e kuqezinjve drejt eveniment më të madh evropian të futbollit.

Për të gjykuar një ndeshje të tillë në nivele kaq të larta, do të jetë Ovidiu Hategan, gjyqtari rumun.

UEFA i ka besuar gjyqtarit takimin e së premtes, kur në “Sukru Saraçoglu” të Stambollit, Shqipëria do të përballet me Turqinë, një emër që kuqezinjve do t’u sjellë kujtimet e përballjes Zvicër-Shqipëri më 11 shtator të vitit 2012, takim i fituar 2-0 nga helvetët.

Hategan, 39 vjeç, mban stemën e FIFA-s prej 11 vitesh, ka gjykuar finalen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve ndërmjet Anglisë dhe Zvicrës ndërsa asistentët e tij në përballjen delikate për kuqezinjtë do të jenë Oktavian Sovre dhe Sebastian George.