fbpx

“Ky është një hap drejt të ardhmes”/ Vuçiç publikon foton me Ramën dhe Zaev-in: Kemi plane të përbashkëta

A429EED4-4DEF-44E9-B33B-E192F1AB400D.jpeg

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se hapi që po ndërmarrin për “Mini-shengenin” është shumë i rëndësishëm. Në një foto që ka publikuar në Instagram, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, shkruan se ky hap do të sjell mes popujve stabilitet dhe bashkëpunim.

“Ky është një hap i madh drejt së ardhmes! Një aspekt i rëndësishëm që kontribuon në konsolidimin e mëtejshëm të paqes, bashkëpunimit më të mirë dhe më të ngushtë midis popujve tanë. Kjo do të sjellë stabilitet dhe shumë gjëra që janë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit. Ne kemi plane të përbashkëta për një agjendë të gjelbër, ide se si të përfitojmë nga industrializimi i vendeve tona dhe të tërheqim më shumë investitorë, me një treg të vetëm të punës. Gjëra të mëdha dhe të rëndësishme për të gjithë ne! E gjithë kjo do të forcojë popujt tanë, ekonomitë tona dhe kështu do të sigurojë një standard më të mirë jetese për njerëzit tanë”, shkruan Vuçiç ndër të tjera.

Nesër në Shkup pritet të mbahet samiti i Shkupit, nën drejtimin e Kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Në këtë takim do të mungojë Kosova, pasi kryeministri Albin Kurti e sheh këtë iniciativë si një lëvizje që i shërben më shumë Serbisë sesa vetë Ballkanit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303