fbpx

“Ky është një lajm i keq për vendin tonë”. Ish-ministri: Gjermania na ka lënë jashtë….

Ish-ministri i Ekonomisë Arben Malaj në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, ka bërë me dije se qeveria gjermane ka lënë jashtë listës së vendeve që mund të vizitohen, Shqipërinë. Ai thekson se paketa e tretë e qeverisë duhet të ketë në fokus sektorët që ushqejnë rritjen ekonomike të vendit, siç është turizmi.

 “Në kushtet normale Shqipëria ka 5 mln turistë që futen në ciklin ekonomik të vendit, mungesa e të cilëve do të sjellë pasoja negative edhe në sektorë të tjerë. Nga një raport që ka dalë pak më parë rezulton se qeveria gjermane ka lënë jashtë listës së vendeve që mund të vizitohen, Shqipërinë. Ky është një lajm i keq për vendin tonë, sidomos për turizmin.

Është thelbësore të ndihmohet turizmi, edhe pagesa në Rrugën e Kombit mund të mos aplikohet këtë vit për të lehtësuar ardhjen e turistëve nga Kosova”, tha ish-ministri i Ekonomisë.