fbpx

Ky është pallati ku po zhvendosen Meghan dhe Princ Harry

Screenshot_25-12.jpg

Princi Harry dhe Meghan Markle janë duke u shpërngulur zyrtarisht nga Pallati Kensington, shtëpia që kanë ndarë deri tani bashkë me Princin Uilliam dhe Kate Middleton.

Por ku po shkojnë? Mediat britanike kanë zbuluar më në fund gjithçka duhet të dimë rreth shtëpisë së tyre të re në Frogmore Cottage në Windsor Estate.

Cottage Frogmore ka 35 hektarë tokë dhe ndodhet rreth 30 milje në perëndim të Londrës. Ajo është si çdo shtëpi tjetër në Estate Windsor, një ndërtesë që daton shumë e vjetër dhe ndodhet shumë pranë Mbretëreshës. Por kjo vilë gjithashtu ka një kuptim të veçantë për Harry dhe Meghan pasi aty çifti mbajti një ceremoni pas dasmës.

Ka shumë thashetheme rreth kësaj ndërtese, ku ndër të tjera thuhet se mund të ketë fantzma. Kjo për shkak se Edward VIII dhe gruaja e tij Wallis Simpson janë varrosur atje.

Pallati Frogmore e ka marrë emrin nga bretkosat (Në anglisht Frogs) për shkak të numrit të madh të bretkosave që jetojnë aty afër.

Meghan dhe Harry aktualisht jetojnë në Cottage Nottingham, një ndërtesë modeste brenda Kensington Palace që u ofron atyre në thelb zero privatësi. Për më tepër Pallati Mbretëror ndodhet në mes të Londrës, që do të thotë se të gjithë e dinë kur anëtarët e familjes vijnë apo dalin nga shtëpia e tyre. Për më tepër Cottage Nottingham është vila ku Ëilliam dhe Kate jetojnë … për të mos përmendur që kanë komshinj të afërm të tjerë.

Ndërkohë, pallati Frogmore është krejtësisht privat. Nëse Princ William dhe Kate Middelton kanë kopshtin e tyre në pjesën e prapme të Pallatit Mbretëror i cili është i bukur, por nuk ka hapësirë shumë për fëmijët që të luajnë, pallati Frogmore, që është brenda zonës së sigurisë në Windsor, është i izoluar, i qetë, më e rëndësishmja, privat. Askush nuk do t’i shohë ata kur dalin apo hyjnë në shtëpi.

Frogmore Cottage thuhet se përbëhet nga pesë apartamente të ndara ku ka jetuar stafi i pallatit. Prej kohësh ka nisur puna që të gjitha këto apartamente të kthehen në një shtëpi për Harryn dhe Meghan, qentë dhe foshnjën e tyre. Siç e shini në fotot e mëposhtme dekorimi është bërë me ar.

E gjitha kjo do të bëhet përmes parave të taksapaguesve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *