Ky është produkti që duhet të konsumoni çdo mëngjes

Bulmeti është një nga produktet më të konsumuara nga shoqëria shqiptare. Zakonisht jemi mësuar të konsumojmë qumësht në mëngjes dhe shpeshherë kos në darkë, por mjekët këshillojnë që kosi të konsumohet në mëngjes për të përfituar vlerat që ai ka.

Kosi mund të hahet siç është, mund të bëhet dhallë, tarator, mund të kombinohet me fruta të ndryshme. Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë. Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12. Kosi është gjithashtu i rekomandueshëm për fëmijët, ku sipas një studimi të fundit fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Forcon kockat. Nëse hani një filxhan me kos në mëngjes keni marr kalciumin e duhur që shërben për forcimin e kockave.

Largon bakteret. Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës. Personat që vuajnë nga fryrjet në stomak ose diarrea, duhet të hanë kos që në mëngjes.

Përmirëson tretjen. Konsumi ditor i tij në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.

Mbron imunitetin. Kosi mbron dhe forcon imunitetin. Kjo ndodh sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

Ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës sepse kaliumi që ai përmban ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi.

Infeksionet. Kosi është një aleat shumë i mirë i grave (përmban lactobacile) sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.