fbpx

“Ky i ka 13 vjet”, Fero kapet me Robert Berishën: 455 euro për 4 koncerte, sa lekë do për një grill?

Reperi Fero është kapur me këngëtarin Robert Berisha, pas një deklarate që ky i fundit ka bërë pak kohë më parë në emisionin ‘Shiko kush luan’.

“Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”- tha Robert Berisha gjatë një loje, duke i drejtuar Eneda Tarifës.

Me sa duket kjo deklaratë për moshën e tij, nuk është pritur mirë nga reperi Fero, i cili shprehet se tani që është periudhë pandemie, Roberti mund ta ulë pazarin në 215 euro.

“Tash për COVID 19 o ngjendje me ardh me 215 euro per 4 data koncerte apo ahengje. Ky është emri juaj i ri ROBELTI”.

Një ndjekës i kishte bërë replikë në një nga postimet dhe i thotë se për ahengje familjare, Roberti i kishte shkuar për 400 euro.