Ky ndryshim i ri i Instagramit shton sigurinë tek adoleshentët

Screenshot_20-8.jpg

Rrjeti social më i përdorur i momentit, Instagram, po prezanton politikat e reja duke limituar interaksionet mes adoleshentëve dhe të rriturve për ta bërë më të sigurt platformën e vet për përdoruesit më të rinj.

Aplikacioni ka ndaluar mundësinë që të rriturit t’u dërgojnë mesazhe direkte adoleshentëve që nuk i ndjekin. Gjithashtu i ka prezantuar “masat e sigurisë” që do t’u shfaqen të rinjve kur të rriturit që u shkruajnë “kanë pasur sjellje të dyshimta”.

Këto masa të sigurisë ua mundësojnë përdoruesve të që të mos u përgjigjen të rriturve dhe të jenë të kujdesshëm në ndarjen e fotografive, videove apo informatave me dikë që nuk e njohin.

Ndërkohë kompania nuk ka dhënë detaje se si funksionojnë këto sisteme, por ka njoftuar se veçoria do të jetë në dispozicion këtë muaj dhe së shpejti në gjithë botën.

scroll to top