fbpx

“Ky nuk është një superlajm”. Ministri Peleshi zbret në terren, zbulon ç’po ndodh me zjarret: Gjatë natës janë….

peleshi.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka zbritur sot në terren për të survejuar nga afër situatën e zjarreve. Peleshi ka deklaruar nga Dukati se strukturat e Ministrisë së Mbrojjes janë në terren dhe 500 trupa po ndihmojnë në shuarjen e flakëve.

Sipas tij, përveç helikopterit të ushtrisë gjatë ditës së sotme do të ndihmojnë edhe 2 helikopterë të kontraktuar nga privatët.

“S’mund të flasim për sipërfaqe të djegura sepse nuk bën sens sepse jemi ende në vatra zjarri, të djegura janë shkurre dhe barishte dhe ky nuk është një superlajm.

Kanë ardhur dhe 500 trupa që do ti bashkohen pjesës tjetër të trupave të armatosura. Këtu jemi në dukat, operacioni në 2 drejtime. Gjerdani i gjatë, gjatë natës është këputur në mes për shkak të trupave, e kanë ndarë në 2 pjesë gjerdanin kështu do të vazhdojmë operacionin për ta neutralizuar. Do kemi pas pak dhe 2 helikopterë të tjerë të marrë nga agjencia e mbrojtjes civile”, tha Peleshi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303