fbpx

Ky shtet gjeti “zgjidhjen”/Kthen avionët në lokale

Me miliona njerëz në botë të bllokuar nëpër shtëpi, për shkak të pandemisë, kafenetë aviona në Tajlandë, po i ofrojnë klientëve shansin të pretendojnë sikur janë në qiell dhe ideja është pritur fort mirë.

Në bordin e një avioni komercial që tashmë nuk është më në përdorim, në qytetin bregdetar Pattaya, konsumatorët e kafesë rehatohen në kolltuqet e stilit të klasit të parë dhe pozojnë për foto. Me biletat në dorë, disa pasagjerë zgjedhin të bëjnë edhe një vizitë në kabinën e pilotëve.

“Me kafenë në dorë unë mund të ulëm në vendet e klasit të parë dhe po ashtu të argëtohem edhe në kabinë duke pretenduar se jam kapiteni”, thotë një 26 vjecar që gjithë këtë e gjen shumë argëtuese.

 Në një tjetër kafene, në zyrat qendrore të kompanisë ajrore shtetërore, në Bangkok, klientët duket sikur i ka marrë malli edhe për ushqimin e avionit pasi shijojnë spageti carbonara dhe mish vici në stil tajlandez të shërbyer në pjata plastike.

 Tajlanda ishte vendi i parë jashtë Kinës që konfirmoi një rast koronavirusi, por që atëherë ka regjistruar një bilanc të kënaqshëm, me rreth 3400 infektime dhe 58 viktima. Sidoqoftë, kufizimet e udhëtimit kanë qenë të rrepta dhe kanë goditur ekonominë e vendit të mbështetur tek turizmi dhe tajlandezët e gjetën veten të bllokuar për shkak të kërkesave për karantinë në vende të tjera.