Ky shtet ndalon me ligj përdorimin e smartphone-ve, zbuloni arsyen

jolla_aloe_events_01.jpg

Rusia miratoi ligjin për të mos lejuar përdorimin e smartphone-ve të cilat nuk janë të pajisura me software-n Rus.

Ky ligj do të hyjë në fuqi në korrik të 2020 ku përveç telefonave përfshihen dhe televizorë dhe çdo pajisje tjetër të inkorporuar me sistemin smart. Ligji parashikon lehtësimin e të gjithë përdoruesve dhe promovimin e teknologjisë ruse.

Në të njëjtën kohë do të vështirësojë dhe shitjen nga kompanitë e huaja nëqoftëse nuk do të pranojnë bashkimin me software-n rus. Por kjo ka shkaktuar dhe reagimin e shumë qytetarëve të cilët shprehin se kanë frikë nga përgjimet.

Ishte Parlamenti që miratoi ligjin ditën më 21 nëntor ku është paraqitur dhe lista e plotë e të gjithë pajisjeve të cilat do të ndryshohen.

Rusia ka shtuar shumë dhe kontrollet kombëtare kibernetike në të njëjtën kohë dhe për censurimin e shumë përmbajtjeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303