“Ky syrrati në foto është hajduti”. Gazetari deklaratë të fortë: Priten arrestime të tjera, ai po flet…

arrestohen.jpg

Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 35-vjeçar me iniciale Xh.K, i cili vodhi gjithë sahatet e ujit dhe një sahat energjie në një pallat të dëmtuar nga tërmeti në këtë qytet.

Gazetari Gjergji Thanasi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, teksa ka publikuar foton e hajdutit, thekson se ky person nuk ka qenë i vetëm, por ka patur bashkëpounëtorë në vjedhje.

“Ky surrati ne foto eshte hajduti, qe nder te tjera vodhi gjithe sahatet e ujit dhe 1 sahat energjie elektrike ne pallatin e demtuar nga termeti, ku une banoj.

Falenderoj policet e Durresit, qe pas presionit te banoreve te pallatit, e kryen me se miri detyren duke e prangosut kete hajdutin. Fatmmiresisht hajduti po i tregon edhe emrat e shokeve. Priten arrestine te tjera!!!!

 

Metodat speciale te hetimit dhane rezultate dmth hajduti u prangos”, shkruan gazetari.

scroll to top