21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ky vend është “parajsa” e pensionistëve

Cili është sistemi më i mirë i pensioneve në botë dhe cili është më i keqi? Instituti Mercer CFA, i cili prezanton indeksin global të pensioneve i jep përgjigje kësaj pyetje.Në krye të listës është Islanda, e cila duket se është “parajsa” për çdo pensionist në këtë planet, falë përfitimeve të larta nga njëra anë dhe administrimit të duhur të fondeve të sigurimit nga ana tjetër. Në vendin e dytë dhe të tretë janë dy vende të tjera evropiane, Holanda dhe Danimarka.Nga ana tjetër, në vendin e fundit është Tajlanda, ndërsa performanca e Argjentinës dhe Filipineve është shumë e ulët.Nga ana tjetër, në 12 muajt e fundit, Mbretëria e Bashkuar (e 9 -ta) dhe Kina (e 28 -ta) kanë treguar përmirësimin më të lartë, falë reformës së konsiderueshme të pensioneve.SHBA është në vendin e 19-të, pasi sipas autorëve të raportit kërkohet një përmirësim domethënës i përfitimeve për pensionistët me të ardhura të ulëta. Sondazhi i Mercer CFA u zhvillua në 43 vende të ndryshme.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat