fbpx

Kylie Jenner dhuron 1 milion dollarë për të infektuarit me koronavirus

Kylie Jenner mësohet se ka bërë donacion për spitalet në Los Angeles, aty ku po qëndron një numër i madh të infektuarish.

22-vjeçarja ka dhuruar 1 milion dollarë, megjithatë ndihmën e saj ajo nuk ka dashur ta bëjë publike.

Por, doktoresha e Kylie nga gëzimi e ka ndarë lajmin me të gjithë. Ajo e ka cilësuar gjestin si të jashtëzakonshëm, pasi në këtë periudhë çdo ndihmë sado e vogël është shpresë.