fbpx

“Kylie Jenner është një dashnore, kam 20 si Kylie, 20 si Gigi”! Çfarë po thotë Drake?

Reperi i njohur Drake në bashkëpunim me Future po përgatisin këngën e tyre të re dhe gjejeni çfarë?

Drake përmend Kylie Jenner në këngë dhe e quan “dashnore”. Kënga nuk ka dalë ende por në rrjete sociale ka qarkulluar pikërisht kjo sekuencë: “Po, unë jam i urryer për shoqërinë. Kylie Jenner është një dashnore. Po, unë kam 20 si Kylie”

Por ai nuk është ndalur me kaq. Në këngë ka përmendur edhe motrën e saj Kendall Jenner, si dhe modelen e njohur Gigi Hadid.

“Kam 20 si Kendall. Vajza elegante të reja. Kam 20 si Gigi”, thuhet në tekstin e këngës.

 

Drake duket se  është penduar dhe ka kërkuar falje nëpërmjët një postimi në InstaStory.

Ai ka sqaruar se nuk supozohej që të luhej gjatë kohës që ishte live në rrjete sociale dhe se ai kurrë nuk donte që të tregonte mungesë respekti për miqtë e tij.

Ndërkohë ka shtuar se në fakt kjo këngë ishte regjistruar tre vjet më parë.

“Gjëja e fundit që unë do të doja është të zgjohem duke pasur miq të mi që ndjehen jo të respektuar, kështu që unë vetëm duhej ta them këtë për të filluar ditën”, u shpreh Drake.