fbpx

Kylie Jenner, miliarderja më e re në botë për të dytën herë radhazi

Forbes publikoi të mërkurën listën vjetore të miliarderëve në botë dhe Kylie Jenner mbetet miliarderja më e re në planet në moshën 22-vjeçare.

Në vitin 2019, Kylie mposhti krijuesin e Facebook, Mark Zuckerberg, si miliarderja më e re në botë në moshën 21-vjeçare, ndërsa ai ishte vetëm 23-vjeç kur bëri miliardët e tij, 11 vjet më parë në 2008.

Kylie hyri në listën e famshme të miliarderëve në mars të vitit 2019.

Në nëntor të vitit të kaluar, ajo shiti 51% të markës së saj ‘Kylie Cosmetics’ në markën e bukurisë ‘Coty Inc.’ për 600 milionë dollarë.

Marrëveshja, e cila u mbyll në janar, do të thotë se biznesi i saj tani vlerësohet rreth 1.2 miliard dollarë. Ajo ende zotëron vetëm 49 përqind të aksioneve.

Jenner është një prej vetëm 2.095 personave në botë me një pasuri prej dhjetë shifrash.

Kylie, e cila është më e reja dhe më e pasura e familjes Kardashian-Jenner, filloi linjën e ‘make up-it’ në 2015 duke shitur 29 dollarë një paletë buzëkuqësh.