Kylie Jenner në super-formë, poston foto nudo nga krevati dhe duket ‘bombë’

Miliarderja e familjes Jenner-Kardashian e cila njihet si një nga femrat më të pasura dhe më seksi në planet, në orët e mesnatës ka publikuar foto joshëse nga shtrati, ku s’ka nguruar të ekspozojë format trupore.

22-vjeçarja duket mjaft seksi dhe provokuese në krevat teksa ka zbuluar një pjesë të trupit dhe tjetrën ka preferuar t’a mbajë mbuluar me një çarçaf.

View this post on Instagram

Bbygirl

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” e cila është nënë e një vajze, Stormi një vjeçe, së fundi u nda nga babai i fëmijës së saj, reperi Travis Scott thuhet se po mendon një ribashkim me të.

Një burim i afër me të yllin televiziv ka thënë se ajo pëlqen të kalojë kohë me ish-të dashurin e saj, Travis Scott, në rezidencën e saj “Hidden Hills”, në Kaliforni.

“Dhe ndërsa po afrohen festat e fundvitit, ata do të vazhdojnë të kalojnë shumë kohë së bashku. Ata të dy duken të shkëlqyer së bashku. Padyshim ka shpresë se gjërat do të funksionojnë”, ka thënë burim i afërt me çiftin.