fbpx

Kylie Jenner sfidohet nga një vezë

5c3c3c65b300d.jpg

Kylie Jenner arriti të mposhtet nga një vezë! Po, mirë  e lexuat, nga një vezë!!!

Deri më tani një nga vajzat më të famshme dhe më të pasura sipas Forbes është sfiduar për foton me më shumë pëlqime në Instagram.

Kylie mbante fronin me foton e postuar të vajzës së saj e cila kishte rreth 18 milonë klikime.

Por me sa duket një faqe ka vendosur ta thyjë rekordin duke postuar një foto të një veze me mbishkrimin:

“Le të vendosim një rekord botëror së bashku dhe ta bëjmë postimin më të pëlqyer në Instagram. Të mposhtim rekordin aktual që mban Kylie Jenner (18 milionë)”, shkruan në atë postim faqja “world_record_egg”.

Kjo foto me këtë vezë i’a arriti ta thyjë rekordin e fotos së Kyliet.

Pas këtij lajmi vjen edhe reagimi i saj, e cila postoi një video ku skuq një vezë në rrugë.

https://www.instagram.com/p/BsmPezCnZ4I/

“Merrni atë vezë të vogël”, shkruan ajo në postim.

Kjo vezë ka marrë mbi 24 milionë pëlqime./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303