fbpx

La nam me Argjentinën, shikoni çfarë gafe ka bërë Sampaoli në Brazil

xgclgeax00l5yruvcevg.jpg

Argentina's coach Jorge Sampaoli holds a press conference at the Saint Petersburg Stadium in Saint Petersburg on June 25, 2018, on the eve of the Russia 2018 World Cup Group D football match between Nigeria and Argentina. / AFP PHOTO / CHRISTOPHE SIMON

Horge Sampaoli nuk do të kujtohet me shumë entuziazëm në Argjentinë për periudhën se si drejtoi përfaqësuesen e këtij vendi në Rusi 2018. Pas largimit nga drejtimi i kësaj kombëtareje, ai nisi një aventurë të re, duke firmosur në Brazil me klubin e Santos. Por edhe eksperienca e tij e re nuk ka filluar me këmbën e mbarë, por me një gafë të rëndë.

Që në konferencën e prezantimit, ai kuptohej qartë se nuk ia kishte idenë se për çfarë bëhej fjalë dhe se për kë kishte firmosur. “Kur erdha të Santos, erdha në një skuadër me shumë histori, kjo është arsyeja pse ëndërroja që të vija këtu. Tani ne duhet të jemi në lartësinë e historië së Pele e Nejmar, të Ronaldinjos”, ishin fjalët e trajnerit.

Duket ai nuk e kishte studiuar mirë historinë e klubit të Santos, pasi Ronaldinjo ka luajtur thuajse me të gjithë rivalët e kësaj skuadre si Gremio, Flamengo, Atletiko Mineiro e Fluminense, por asnjëherë me të. Ndaj tifozët e Santos nuk kanë pritur mirë fjalët e trajnerit të ri, i cili ka përfshirë në historinë e klubit të tyre edhe një lojtar të cilin e kanë parë gjithmonë si rival të urryer.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303