fbpx

La SHBA për të punuar në Shkodër, ikën mjeku i njohur

dragusha-3.jpg

La SHBA, për të punuar në Shqipëri, por spitali i Shkodrës duket se nuk do e ketë më në ekip, profesor Luan Dragushën.

Në profilin e tij në facebook, Dragusha ka ndarë me miqtë në facebook, foto nga ndërhyrja e fundit kirurgjikale, në sallën e operacionit në spitalin e Shkodrës.

“Sot ishte dita e fundit ne Hemodinamiken e Shkodres! Faleminderit Shkoder… I did it my way” shkruan Dragusha, bashkëngjitur fotove, ndërsa në një postim të më vonshëm, ka ka edhe një falënderim për Shkodrën, të cilën e përcjell përmes këngës së Frank Sinatras, “My Way”.

Postimi i mjekut Dragusha, ka shkaktuar reagime të shumta mes miqve të tij, të cilët ndërsa i urojnë suksese, e shprehin falënderime për punën e tij, ndajnë njëkohësish keqardhje pasi Spitali i Shkodrës po humb një mjek profesionit. Një ndër to është është edhe ish kryeministri Aleksandër Meksi, i cili shkruan:Keqardhje pèr largimin e Luanit, e nje mjeku e nje miku të mirè.

dragusha dragusha-2 dragusha-4 dragusha-6 dragusha-7
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *