20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

La vajzën më seksi të motit për video-lojëra, djali tregon se si qëndron e vërteta

spot_img

Douglas Martin, profesionist video-lojërash, u kritikua shumë pasi la të dashurën e tij, e cila është vajza e motit më e famshme në Amerikën Latine. U tha se ai e la pasi donte që të kishte më shumë kohë që të luante “Call of Duty”, por më në fund 23-vjeçari rrëfeu të vërtetën e tij.

Sipas tij, problemet kishin nisur kur Yanet Garcia kishte marrë vesh se sa fitonte i dashuri i saj nga klipet me video-lojëra në Youtube.

Douglas Martin u shfaq nëpër lajme para disa muajsh dhe tha se ishte ndarë nga e dashura sepse pas pak javësh do të dilte versioni i ri i “Call of Duty” dhe ai donte të përqendrohej i gjithi te loja. Por, pasi e tallën për vendimin e çuditshëm, ai vendosi të rrëfejë se pse është ndarë në të vërtetë. Sipas tij, ajo i kishte kërkuar një përqindje të fitimeve që merrte nga videot që hidhte në Youtube, pasi mendonte se ndjekësit i ishin shtuar vetëm prej saj.

Pas këtij postimi, Yanet Garcia u përgjigj duke shkruar në Twitter: “Besnikëria e gruas vërtetohet kur burri është i varfër. Besnikëria e burrit vërtetohet kur ai bëhet i pasur”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat