Laburistët tregojnë cilat janë opsionet e Britanisë pas refuzimit të marrëveshjes

download-8-1.jpg

Partia Laburiste ka deklaruar se opsionet e vetme të Britanisë janë një referendum i dytë i Brexit ose krijimi i një marrëdhënie të ngushtë ekonomike me Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i Brexit për Partinë Laburiste, Keir Starmer, i tha BBC se ai ishte i hapur për të zgjeruar nenin 50 nëse kjo do të thoshte se Britania mund të shmangë largimin nga BE pa një marrëveshje.

Kryeministrja Theresa May kthehet në parlament të hënën për të bërë një deklaratë se si do të vazhdojë largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian pasi marrëveshja e saj u hodh poshtë nga ligjvënësit javën e kaluar.

Ndërkohë kryeministrja ka nisur bisedimet me kundërshtarët e marrëveshjes së saj për të gjetur një rrugëdalje.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Laburiste i ka kërkuar May të japë dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303