Laçi-Skënderbeu shtyhet sepse nuk ka fushë!

Ka ndryshim plani për ndeshjet e Superiores në mesjavë. Laçi-Skënderbeu, që ishte programuar ditën e mërkurë, do të duhet të luhet në një tjetër datë. Kjo pasi stadiumi i kurbinasve nuk është gati dhe bari i ri që po mbillet do pak kohë përpara se të shtrohet.

Ndryshon pjesërisht programi i kampionatit shqiptar për javën e 12-të.

Ka ndryshim plani për ndeshjet e Superiores në mesjavë. Laçi-Skënderbeu, që ishte programuar ditën e mërkurë, do të duhet të luhet në një tjetër datë.

Kjo pasi stadiumi i kurbinasve nuk është gati dhe bari i ri që po mbillet do pak kohë përpara se të shtrohet.

Në mungesë të një tjetër impianti, FSHF ka menduar që ta shtyjë këtë sfidë.

Njoftimi është bërë mbrëmjen e së dielës dhe në këtë mënyrë, në mesjavë do të zbresin në fushë vetëm tetë skuadra dhe jo dhjetë.

Java e 12-të sheh përballë Tirana-Kukësi, që do të luhet të martën në orën 18:00.

Edhe këtu ndryshim orari, pasi ishte menduar për 17:00.

Ndërkohë, ndeshja Kamza-Teuta do të luhet të mërkurën në 14:00, ashtu si Kastrioti-Partizani.

Programin e javës së 12-të e mbyll Flamurtari-Luftëtari, ditën e mërkurë, ora 17:00.

Lër një koment