Lady Gaga anulon koncertin në sekondën e fundit, ja arsyeja

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga ka shokuar të gjithë fansat e saj me veprimin e fundit.

Ylli i ‘Shallow’ ka anuluar koncertin pikërisht 20 minuta përpara se të ngjitej në skenë, pasi ndodhej në një gjendje të keqe shëndetësore.

“Jam e shkatërruar nuk mundem të performoj sot për shumë njerëz që udhëtuan për të më parë mua. Kam një infeksion në sinuse dhe bronkit, ndihem shumë e sëmurë dhe e trishtuar, nuk doja që t’ju zhgënjeja”, shkruan Gaga në rrjete sociale