Lady Gaga jep lajmin e hidhur

gaga-1.jpg

Këngëtarja dhe aktorja e njohur,  Lady Gaga ka qenë në vëmendjen e medias këto ditët e fundit. 32-vjeçarja sapo rrëmbeu një çmim në ‘Golden Globes’ dhe dy të tjerë në ‘Critic’s choice për filmin e njohur dhe të suksesshëm ‘A star is born’.

Por, Gaga ka shpërndarë një lajm të hidhur menjëherë pas festimeve në ‘Golden Globes’.

Më vjen keq të them që pas shfaqjes mësova se engjëlli im i dashur , Arabella, po vdes. Unë po nxitoj për tek ajo tani për t’i dhënë lamtumirën. Emri i saj do të thotë ‘dorëzim në lutje’. Ajo është dhe ishte një kalë i bukur. Shpirtrat tanë ishin një. Kur ajo ndjente dhembje, ashtu ndjehesha edhe unë. Nuk do t’i harroj kurrë momentet që kemi ndarë së bashku,” shkruan Gaga në rrjetet sociale./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303