Lady Gaga ‘lë nam’, hidhet në krahët e fansit dhe bie nga skena(Video)

Screenshot_2-15.png

Këngëtarja e njohur në mbarë botën, Lady Gaga njihet për  karakterin e saj moskokëçarës dhe lirshmërinë që e identifikon në raporin e saj me fansat dhe jo vetëm. 33 vjeçarja ka qenë duke performuar në një koncert në Las Vegas kur ra nga skena në mënyrë epike.

Ajo po mbahej në krahët e një fansi kur të dy rrëshqitën nga skena.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=dGG8eeiatpg

Lady Gaga ftoi një fans të quajtur, Jack t’i bashkëngjitej në skenë dhe u hodh në krahët e tij. Por ai humbi kontrollin dhe ranë në dysheme.

Të gjithë menduan se këngëtarja do nxirrej nga skena me ambulancë. Por ajo u kthye të performonte “Million Reasons” së bashku me Jack në krah.

“Është e mahnitshme,”-tha Gaga. “Ne e duan njëri-tjetrin aq shumë saqë ramë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Mendoj se duhet të pi një çaj pas kësaj.”

Fansat u shqetësuan për mirëqenien e Gagas, pasi ajo vuan nga fibromialgjia, një gjendje reumatike si artriti që dëmton nyjet dhe shkakton dhimbje kronike.

Por këngëtarja i qetësoi të gjithë pas rënies.

“Çdo gjë është në rregull,”-tha ajo. “E vetmja gjë që nuk është në rregull është se kemi nevojë për disa shkallë për tu rikthyer në skenë.”

Ylli gjithashtu ngushëlloi Jack, i cili filloi të qante pas incidentit.

/real-news.tv/

 

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303