fbpx

Lady Gaga nuk ka kontroll, rrëfen se po përballet me probleme mendore

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, është duke u përballur me probleme të ndryshme mendore.

Në një intervistë për Zane Lowe, në “Apple Music’s Beats”, ajo kishte treguar se si kishte gjetur një ilaç që lufton këto dukuri, shkruan Daily Mail.

“E kam shkruar një këngë në Chromatica, quhet 911, dhe bëhet fjalë për gjërat që un nuk mund të kem kontroll në to dhe më duhet që shpesh herë të meditojë”, ka thënë ajo.

Gaga gjithashtu gjatë moshës 19 vjeçare i është dashur të meditojë në mënyrë të vazhdueshme, pasi kishte qenë e dhunuar herë pas here.

Sidoqoftë kjo nuk është hera e parë që ajo flet për këto lloj probleme, pasi të tilla i rrefeu edhe gjatë vitit 2017 në emisionin e Oprah Winfrey.