Lady Gaga: “Po nxitoj për t’i dhënë lamtumirën”

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Lady Gaga pas suksesit të filmit “A star is born” i’u desh të përballej me një të papritur.

Ajo mori një lajm të hidhur ku i’u desh të braktiste menjëherë festimet dhe të shkonte menjëherë pranë kalit të saj.

“Më vjen keq të them që pas shfaqjes mësova se engjëlli im i dashur , Arabella, po vdes”- shkroi në Twitter.

“Unë po nxitoj për tek ajo tani për t’i dhënë lamtumirën. Emri i saj do të thotë ‘dorëzim në lutje’. Ajo është dhe ishte një kalë i bukur. Shpirtrat tanë ishin një. Kur ajo ndjente dhembje, ashtu ndjehesha edhe unë. Nuk do t’i harroj kurrë momentet që kemi ndarë së bashku!”

Lady Gaga kishte një lidhje të veçantë me kalin e saj të cilin e donte aq shumë./real-news.tv

Burimi:Daily Mail